1 Pjese

Sami Frashëri

Sami bej Frashëri i njohur në kohën e tij si Shemsedin Sami Bej  (1850 - 1904) ka qenë funksionar dhe intelektual i Perandorisë Osmane si dhe një gazetar, dramaturg dhe ideologu themelor i Rilindjes Kombëtare, së bashku me dy vëllezërit e tij Abdylin dhe Naimin.

Ndryshe nga Naimi që iu përkushtua gjuhës amtare, Samiu bashkëpunoi për reformën e gjuhës osmane-turke, në hapësirën shprehëse të së cilës loboi për identitetin, problematikat dhe çështjen shqiptare.

Samiu lindi në fshatin Frashër të Vilajetit të Janinës (sot në rrethin e Përmetit), i biri i Halit beut dhe Emine hanëmit.

Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes. Pas vdekjes së prindërve u shpërngul në Janinë, ku ndoqi dhe mbaroi gjimnazin grek "Zosimea". Duke qenë shkolluar në mjedise të ndryshme kulturore dhe gjuhësore, u aftësua me mjetet e duhura intelektuale dhe emocionale për të hulumtuar kultura të ndryshme.

U shqua si një ndër intelektualët më në spikamë të kryeqytetit osman, duke drejtuar dhe redaktuar disa gazeta, duke shkruar mbi dymbëdhjetë libra në osmanisht. 

Samiu shkori edhe njw pamflet për çështjen e alfabetit të gjuhës shqipe, një gramatikë dhe traktatin politik mbi çështjen shqiptare, të titulluar "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet.

Shpernda