1 Pjese

Nonda Bulka

Nonda Bulka (1906 -  1972) ka qenë publicist, shkrimtar e përkthyes shqiptar.

Lindi në fshatin Leusë pranë Përmetit. Studimet e para i mori në vendlindje, të mesmet në Liceun frëng të Korçës deri më 1929 kur e përfundoi. Vijoi shkollimin e lartë në Francë për drejtësi, me anë të një burse shtetërore. Pas kthimit në atdhe punoi si mësues në Korçë, Elbasan dhe Tiranë; shumë shpejt do të shfaqte prirje për letërsi e gazetari.

Bulka bëri emër si publicist e satirik duke trajtuat tema të ndryshme shoqërore, kurse më pas si tregimtar e poet. Sprovat plot humor e herë-herë me ironi të mprehtë si dhe skicat në prozë, të botuara me pseudonimin Chri-Chri, u bënë të njohura për kritikën therëse ndaj kushteve politike e shoqërore nën qeverisjen e Mbretit Zog.

Shpernda

Reviews (2)