1 Pjese

Naim Frashëri

Naim bej Frashëri i njohur më së shumti si Naim Frashëri ( 1846 - 1900) ka qenë nëpunës dhe intelektual i Perandorisë Osmane, poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare, hartues tekstesh dhe veprimtar i shquar i arsimit kombëtar. Frashëri është shkrimtar më përfaqësues i misticizmit islam në gjuhën shqipe, përkatësisht me veprën "Fletore e Bektashinjet" dhe "Qerbelaja", si veprat e para të bektashizmit shqiptar.

Naimi lindi në fshatin Frashër të Vilajetit të Janinës (sot në rrethin e Përmetit), i biri i Halit beut (1797–1859) dhe Emine Hanëmit (1814–1861). Nga i ati ishin pasardhës fisnikësh e timarlinjsh me prejardhje nga Berati që më vonë u njohën si Dulellarët, ndërsa familja e së ëmës qenë pinjollw të Iljaz bej Mirahorit.

Në vendlindje bëri mësimet fillore dhe nisi të mësonte turqishten osmanearabishten dhe persishten në Teqenë e Frashërit, si myhib bektashi. Pas vdekjes së prindërve, me në krye vëllain e madh që ishte bërë zot shtëpie, Abdylin, më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek "Zosimea" më 1869.

Shpernda

Reviews (2)