1 Pjese

Alber Kamy

Albert Kamy lindi më 7 nëntor 1913. Në sajë të presionit të babait, i ndjek rregullisht studimet në universitet dhe diplomon për Filozofi. Në vitet tridhjetë ai kalon sprova të shumta në jetë dhe piqet nga përvoja gjithfarësheshe: shkruan tekste të vogla meditative me theks biografik, shtrohet në spital për tuberkuloz dhe i shpëton vdekjes, por jo kurimeve të vazhdueshme.

Harton romanin e rinisë "Vdekja e lumtur", të cilën nuk pranon ta botojë për së gjalli. Viti 1937 shënon çast vendimtar në jetën intelektuale të Kamysë. Boton librin "E mbrapshta dhe e mbara" me ese të rinisë. Ne vitin 1939 boton një tjetër libër me ese "Dasma".

Me pas punon në gazetat serioze te Algjerit dhe shkrimet e tij i boton në një përmbledhje "Aktualet".

Bëhet i njohur me 1942 me botimin e eseut filozofik "Miti i Sizifit". Po atë vit boton romanin "I Huaji", pasqyrë e brishtësisë së njeriut dhe e vuajtjes absurde.

Botimi i esesë "Njeriu i revoltuar" me 1951, drejtuar kundër mendimit diktatorial e veçanërisht kundër terrorit stalinist, i shkakton Kamyse sulmin e ashpër të intelektualeve te majte franceze.

Më 1957 suksesi letrar i Kamysë vlerësohet me çmimin Nobel. Kamy e gjen vdekjen nga një aksident automobilistik më 4 janar 1960.

Shpernda

Reviews (2)